Kryeministri Rama: Rritje page deri në 40 % për të gjithë mësuesit gjatë mandatit të tretë

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e projektbuxhetit në arsim për vitin 2022 theksoi se projeksioni i mandatit të tretë qeverisës është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre.

Dua të theksoj se së pari në projekt/buxhetin e 2022 vijon rritja e pagave për të gjithë mësuesit. Projeksioni i yni i mandatit të tretë është që pagat të rriten pa diskutim edhe 32%, por mundësisht të realizojmë objektivin e rritjes 40% të tyre. Tanimë jemi të vetëdijshëm se sa shumë ndikojnë në jetën tonë dhe në planet tona, ngjarje, që imponojnë ndryshim rrënjësor të tyre. Patëm një tërmet jashtëzakonisht të fortë në aspektin e impaktit të familjeve të prekura dhe për buxhetin e vendit. Jemi ende në kushtet e një pandemie që pati dhe ka akoma ndikimi, por ne do të vazhdojmë të synojmë objektivat maksimale”, tha Rama.

Pas premtimit për rritjenn e pagave të policisë dhe ushtrisë sot vjen premtimi tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me sa duket thesi u hap dhe priten që njerëzit të mbushin xhepat, natyrisht kush është në punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?