Kryeministri Rama shfaqet këtë fundivit si lojtar: Nëse humbas, iki dhe i lë të gjitha
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë ditë të fundit të ndërrimit të viteve të jetë pjesë e spektaklit të së dielës shqiptare në Tv, ku mori pjesë në një sfidë për të gjetur detaje nga jeta e personazheve të njohura publike.
Në një raund të lojës “Të Panjohurit” një pyetje kishte të bënte me Eni Çobani, personazhi për të cilin kryeministri Rama duhet të gjejë identitetin. Teksa diskutonte mes dilemave se cila ishte përgjigja e saktë, Rama tha se nëse humbiste, do t’i linte të gjitha, lojën, qeverinë, etje.
Edi Rama: Mbaji një çikë në dorë këto dhe thuaj kush je.
Ardit Gjebrea: Çfarë konfirmon?
Edi Rama: Qifqi, s’ka shans. Nuk ka kush të jetë tjetër. Po gabova këtu ikën të gjitha ë? I humba?
Ardit Gjebrea: I humbet të gjitha.
Edi Rama: Nuk i humbas.
Ardit Gjebrea: Je i sigurt?
Edi Rama: More po të them nuk i humbas. Ika e lashë fare, e lashë, ika. Ika!
Ardit Gjebrea: Ja ta shohim. Po mirë, ike nga?
Edi Rama: Nga të gjitha, çfarë të duash ti. Të vijnë ta negociojnë me ty pastaj, aman thuaji të ikë. Thuaji të ikë nga kjo, nga ajo se kam disa gjëra unë nga mund të ikë.
Hapja e pasaportës së Eni Çobanit shoqërohet me vulën “e papritur” çka do të thotë se nëse përgjigjja është e pasaktë, kryeministri i humbet të gjitha. Në të kundërt, kuotës i shtohet edhe 2500 eurot që gjenden në pasaportë dhe totali shkon në 8400.
Edi Rama: Shihe sa i shkojnë njëherë, shihe si i mban! Duket që i bën vetë, i shërben vetë edhe i ha vetë, po!
Eni Çobani: Çfarë sfide vuri kryeministri?
Ardit Gjebrea: Që ikën nga të gjitha dhe nuk e di ku iku! Ja është atje! (E sheh Ramën pranë publikut).
Edi Rama: Ja nga këtej, këtej do iki!
Eni Çobani: E sigurt që nuk do ikë.
Edi Rama: Ajo është ajo!
Ardit Gjebrea: Ti je!