Kryeministri Rama shkon në Turqi, me ftesë të Presidentit Rexhep Taip Erdogan
Politikë E Martë, 9 Gusht 2022 14:12
Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Konya të Turqisë ditën e sotme me ftesë të presidentit turk, Erdogan.
“Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit“, shkroi Rama në Facebook.