Kryeministri Rama shpërndan dhurata për fëmijët në Pediatrinë e Tiranës
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka vizituar Pediatrinë e Tiranës, ku ka shpërndarë edhe dhurata për të vegjëlit që marrin trajtim mjekësor në QSUT.
“Në Pediatrinë e Tiranës, ku çelet investimi i ri për fazën e dytë të modernizimit të spitalit të fëmijëve në QSUT, dhe për të gëzuar sadopak të vegjëlit që në këtë vigjilje Krishtlindje, po marrin trajtim, nën kujdesin e stafeve mjekësore“, shkruan Rama në një postim në Facebook, ku ka ndarë edhe pamjet e vizitës së tij në këtë institucion mjekësor.
KOHA JONË SONDAZH

