Kryeministri Rama takim me ambasadorët e huaj për Amnistinë Fiskale
Kryeministri Edi Rama ka nisur një takim me ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri.
Mësohet se në fokus të bisedës do të jetë projektligji i qeverisë për amnistinë fiskale. Ditën e djeshme Kryeministri Rama tha prerë se amnistia fiskale do të bëhet.
Në fakt Shqipëria ka nevojë urgjente për një Amnisti të madhe fiskale. Por qeveria duhet patjetër të ulet në tryezë me opozitën që të gjendet modeli më i mirë i kësaj Amnistie. Deri tani BE e ka kundërshtuar këtë Amnistri që po përgatit qeveria Rama, por edhe në shtete te BE ka patur Amnisti. E nevojshme mbetet që kjo Amnisti të marrë votat e krejt deputetëve sepse kështu zbatohet me korrektësi dhe pa hile.