Kryeministri Rama takim me kompanitë nga SHBA dhe BE, e pranishme edhe ambasadorja Yuri Kim
Kryeministri Edi Rama sot ndodhet në një takim me një grup kompanish të mëdha në tregun e energjisë në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.
Rama thotë se këto kompani janë të gatshme për t’u përfshirë “në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë”.
Në këtë tryezë, merr pjesë dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Ajo tha se ” “Mendoj që shumë pak prej nesh do të mendonin se do të uleshim në këtë konferencë energjetike. Këto projekte kanë dalë në pah se janë të vlefshme dhe janë gjëja e duhur. Sot jemi mbledhur të vendosur për sigurinë dhe energjinë, SHBA ka nënvizuar se komuniteti ynë i aleatëve duhet të sigurojë burimet e energjisë. Të gjithë kemi parë se lufta në Ukrainë ka bërë të qartë se diversifikimi i energjisë nuk mund të presë dhe kemi nevojë të kemi më shumë gazsjellës. SHBA dhe Europa po përballen me sfida të reja. Siguria energjetike ka qenë e lidhur ngushte me sigurinë kombëtare dhe sot shohim kosto të larta. Rajoni duhet të gjejë një zgjidhje për sigurinë energjetike, SHBA janë në një partneritet të ngushtë me Shqipërinë. Jam e emocionuar që shoh ka shumë drejtues nga qeveri të rajonit për të vepruar”, tha Kim.
Ndërkohë kryeministri Rama ka postuar në facebook këtë shënim:”Një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA🇺🇸dhe🇪🇺BE, me gatishmërinë për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto i energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë”, shkruan Rama.