Kryeministri Rama takon presidentin turk Erdogan

Kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama, i cili ka publikuar në “Facebook” një video, që tregon momentin e takimit me Erdogan.

Mësohet se temë kryesore  në këtë takim është materializimi ndihmës turke për fazën e rindërtimit pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, që gjunjëzoi Shqipërinë, duke lënë 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shkatërruara.

Menjëherë pas tërmetit tragjik, Presidenti i Turqisë, Erdogan, ishte ndër të parët që u solidarizua me popullin shqiptar, ndërsa premtoi edhe ndërtimin e 500 shtëpive të reja për të prekurit.

SHKARKO APP