Kryeministri Rama takon Talat Xhaferrin në Mynih: Bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta

Një takim në Mynih në Konferencën e Sigurisë, kryeministri Edi Rama është takuar edhe me homologun nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferrin, i cili është edhe shqiptari i parë në krye të qeverisë në Shkup.

Përmes një postimi në Facebook, krah fotos Rama thekson se me Xhaferrin pati një bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta.

”Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes”,-shkruan Rama.

SHKARKO APP