Kryeministri Rama thirrje të rinjve të bëhen pjesë e FA: Ti ke forcën që nderon kombin!

Kryeministri Edi Rama u bën thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura shqiptare, ndërkohë që janë 400 vende të lira në këtë sektor.

Rama publikon nismën e rekrutimit për ata që duan një karrierë profesioniste për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.

Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook: 

MIRËMËNGJES 😊
Ti ke forcën që nderon kombin🇦🇱, kjo është nisma e rekrutimit për 400 vendet e lira për të rinjtë që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të qënë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë😍
Bëhu pjesë dhe suksese🙏

SHKARKO APP