Kryeministri Rama i tregon dhëmbët ambasadores amerikane, Yuri Kim
Sot në parlament kryeministri Rama sulmoi egër dhe ironikisht ndërkombëtarët dhe sidomos ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Rama tha se ajo nuk ka të drejtë të na jap sugjerime apo këshillime, sepse jemi vend sovran.
Dje ambasadorja amerikane në një status për median theksoi se duhet të rrinë korrekt me premtimet politikanët shqiptarë dhe jemi duke i vëzhguar!
Edi Rama tekstualisht tha se “Kur dëgjon ambasadoren e SHBA që thotë do i ndjekim a do e mbajnë fjalën nuk më vjen mirë, jo për veten time po për të gjithë ne.- u shpreh Rama. Dhe më pas shtoi se jemi shtet sovran dhe nuk pyesim asnjë shtet.
Kjo i ka djegur shumë Edi Ramës, ndaj e sulmoi sot personalisht ambasadoren amerikane.
Pritet të ketë reagim nga ambasada amerikane!
Sepse ishte Presidenti Wilson që na mbrojti si shtet kur donin të na copëtonin; është SHBA që na futi në NATO, sepse është Uashingtoni që na mbron dhe që mbetet partner i vetëm strategjik.
KOHA JONË SONDAZH

