Kryeministri Rama udhëton sot në Bruksel, takim me Stoltenberg
Politikë E Mërkurë, 13 Korrik 2022 09:11
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme në Bruksel për të zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg në selinë e aleancës.
Kjo vizitë ishte paralajmëruar edhe më herët nga kreu i qeverisë, i cili ka sqaruar se qëllimi është për të thelluar bisedimet për bazën e NATO-s në Durrës. Ky projekt ka të bëjë me ndërtimin e një baze detare të NATO-s në portin e ri të Durrësit në Porto Romano.