Kryeministri Rama: Unaza e Madhe, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e Tiranës, po ecën sipas planit
Investimet në kryeqytet nuk kanë të sosur. Ka nisur puna për segmentin e ri rrugor nga ish-sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri. Informacionin e bëri publik kryeministri Rama në Facebook, ndërsa theksoi se projekti i Unazës së Madhe po ecën sipas planit.
“Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, po ecën sipas planit. Aktualisht ka nisur puna në një tjetër segment të ri, atë nga Sheshi Shqiponja tek Bulevardi i Ri, një arterie me impakt të rëndësishëm ekonomik e social për banorët e për Tiranën, përveçse për lehtësimin e trafikut”, shkruan Rama.