Kryeministri Rama vizitë në Azerbajxhan, takim me presidentin. Të premten në Stamboll

Mëngjesin e sotëm kryeministri Rama niset drejt Azerbajxhanit ku do të zhvillojë takim “kokë më kokë” me presidentin e vendit, Ilham Aliyev. Rama do të zhvillojë takim me kryetarin e Kuvendit, Sahiba Gafarova si edhe me kryeministrin Ali Asadov.

Mësohet se qëllimi i vizitës është rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa fokus i diskutimeve do të jenë investimet, ekonomia, si edhe lufta Rusi-Ukrainë.

Menjëherë pas Azerbajxhanit, Rama niset për në Stamboll, ku do të takohet me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”, një kompani që ka në fokus kërkimin shkencor dhe atë teknologjik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Axhenda e kryeministrit Edi Rama në Azerbajxhan dhe vizitës së punës në Turqi

Swiss Digital Mobile Reklama

E enjte, 14 prill

07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”

13.40 – Takim tete-a-tete me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit

16.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve

16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Azerbajxhanit

18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit

E premte, 15 prill

11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit

13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?