Kryeministri Rama vizitë në Dubai, merr pjesë në panairin që bën bashkë 190 shtete

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë në Dubai. Mësohet se kreu i qeverisë ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara një ditë më parë  dhe do të marrë pjesë në panairin “Expo Dubai 2020”.

Në orën 16:30 të pasdites së sotme kryeministri do të mbajë edhe një fjalim që do të transmetohet në faqen e tij zyrtare, ndërkohë që gjatë ditës pritet të takohet me disa pjesëmarrës nga shtete të ndryshme në këtë panair.

Panairi do të mirëpresë 190 shtete pjesëmarrëse, si edhe miliona vizitorë nga e gjithë bota me synimin dhe qëllimin e nxitjes e krijimit të partneriteteve ndërkombëtare, shkëmbimit të kulturave, mundësive të biznesit dhe investimeve.

SHKARKO APP