Kryeministri Rama zbulon arsyet e takimeve të shpeshta me Vuçiçin (VIDEO)
Vizita e fundit e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç, u kritika ashpër, si nga mediet në Kosovë por dhe nga arena politike.
I ftuar në emisionin “Zona e Debatit”, kreu i vendit, ka pohuar se përse Shqipëria dhe shqiptarët në përgjithësi, i kanë të rëndësishme dhe të domosdoshme takimet e ndërsjella me liderët e rajonit, përfshirë atë serb.
“Arsyeja pse ne komunikojmë intensivisht me Serbinë dhe në kontekstin e procesit të Berlini, brendapërbrenda rajonit, mes rajonit dhe Bashkimit Europian, është shumë e çarte. Ne e bëjmë këtë, sepse kemi interes ta bëjmë këtë”, ka thënë Rama.
Më tej Kryeministri, ka pohuar se është interesi ynë, që na imponon që të jemi të hapur maksimalisht. “Që të jemi dialogues dhe sigurisht të prerë aty ku qëndrimet tona janë të prera”, u shpreh Rama.
Sipas tij, arsyeja pse jeni një vend me një treg të vogël, keni nevojë për takime që sigurojnë një treg të përbashkët.
“Ne jemi një treg jashtëzakonisht i vogël, prandaj kemi nevojë ta transformojmë rajonin në një treg të përbashkët, për të pasur ekonomi, zhvillim dhe paqe të qëndrueshme dhe mbi të gjitha për t’iu dhënë atyre që vinë pas nesh mundësinë që të jetojnë në një realitet më të mirë”.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=3ZSbundUQ1k” width=”460″ height=”315″]
KOHA JONË SONDAZH

