Kryeministri reagon për videon: Ma dërgoi një shok nga Italia. Rashë viktimë e qytetarit dixhital

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për videon e rreme që publikoi nga Algjeria dhe tha se ishte në Spanjë. Video tregonte forcat e policisë duke dhunuar qytetarët. Sipas Ramës, të njëjtat masa si në “Spanjë” do merren edhe në Shqipëri ndaj të pabindurve.

Në reagimin e tij në Facebok, Rama thotë se videon ja ka nisur një mik nga Italia. Duke kërkuar ndjesë për ngatërresën, Rama thotë se ra viktimë e qytetarit dixhital.

Kryeministri Rama ne facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

? Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”!

Swiss Digital Mobile Reklama

E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit dhe tani mora vesh që qenkan pamje nga Algjeria!

Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”??

Por, duke qenë se as “qytetari” në fjalë, as unë dhe as shumica dërrmuese e juaja që ka komentuar pozitivisht në atë postim, nuk kemi pasur hallin e vendit të ngjarjes, po kemi hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, postimi nuk do të lëvizë nga vendi dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% natyrisht!

https://arkiva.kohajone.com/pd-rama-po-perhap-panik-dhunen-e-policise-kunder-opozites-ne-algjeri-e-prezanton-si-masa-te-spanjes-per-koronavirusin/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?