Kryeministri: Reforma, java e ardhshme është java e së vërtetës!

Kryeministri Edi Rama i ka premtuar publikisht sot opozitës se shumica pranon propozimin e saj për votimin me 2/3-tat të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi.

Premtimi u bë në Kongresin e PDIU-së ku ishte i ftuar, vetëm dy ditë para se të takohet me kundërshtarin e tij politik, Lulzim Basha për këtë çështje.

Rama tha gjithashtu se java e ardhshme është java e të vërtetës, ndërsa bëri të qartë edhe njëherë dy pika ku nuk mund të negociohet me opozitën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kemi mbështetur reformën në drejtësi. Kemi qenë dhe jemi të gatshëm për të gjitha kompromiset por me dy kushte:

Swiss Digital Mobile Reklama

E para, nuk ka kompromis mbi shtyllën themelore të reformës që është hedhja në erë e sistemit të korruptuar që mban bashkë gjykatës dhe prokurorë që nuk duhet të hetojnë dhe gjykojnë të tjerët, por duhet të hetohen dhe gjykohen nga drejtësia. Dhe kjo e garantuar përmes një skanimi me kontroll ndërkombëtar të pasurisë, karrierës, vendimarrjeve dhe aftësive. Vetëm pasi të kalojnë këtë test me standartet më të larta ndërkombëtare le të ulen nëpër punë dhe le të hetojnë dhe gjykojnë të tjerët. Kjo nuk negociohet.

Ana tjetër, nuk negociohet ngrehina e sistemit, është një sistem i ri që do ngrihet mbi sistemin e vjetër që reforma do ta shembë sepse ky është vullneti i më shumë se 90% të shqiptarëve. Nuk kemi asnjë problem ne, duan 2/3, 2/3 le ti marrin. Nuk na intereson fare kjo pjesë. Duan të jenë dhe ata pjesë se kanë bërë një kusht, duhen votuar kandidaturat nga Parlamenti me 2/3 sa të jetë gjallë Edi Rama. Nuk ka problem. Nuk mund t’u premtoj se do vdes kur të duan ata, por mund t’u premtoj se deri sa të jem gjallë me 2/3-at, por një gjë po u them, e kam thënë disa herë. Kam thënë që reforma mund të kalojë dhe mund të kalonte dhjetorin e kaluar, kam thënë që mund të kalojë në shkurt, mars, prill. Po ju them që java e ardhshme është java e të vërtetës dhe e gjithë shumica jonë, PS-LSI-PDIU mbështet pa asnjë ngurim draftin e dakordësuar me SHBA dhe BE”, theksoi kryeministri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?