Kryeministri Renzi kërcënon me dorëheqje lidhur me reformën kushtetuese
Kryeministri italian, Mateo Renzi, ka deklaruar se në rast se reforma për ndryshimet në Kushtetutë nuk do të miratohet me referendum në vitin 2016, atëherë ai do t’a konsiderojë karrierën e tij politike si të dështuar.
Propozimet e Renzit konstatojnë në reduktimin e numrit të senatit me afro dy të tretat si dhe në heqjen e të drejtës që ka senati për të rrëzuar një qeveri.
Gjatë fjalës së tij, kreu i ekzekutivit italian është shprehur se ai dëshiron që të sjellë ndryshime rrënjësore në politik-bërjen në vend.“Është e qartë se nëse humbas referendumin, unë do t’a konsideroj karrierën time politike të dështuar. Kjo mund të jetë mjaft stimuluese për disa.”
Më tej Renzi komentoi në lidhje me pozicionin e Italisë përballë Bashkimit Europian.“Ne thjesht po kërkojmë që rregullat e Europës të respektohen njësoj nga të gjithë. Italia nuk po e sulmon Bashkimin Europian, por përkundrazi, ajo po e mbron atë.”Qeveria italiane ka bërë akuza të vazhdueshme ndaj BE-së gjatë viteve të fundit për shkak se vendi nuk po sheh përmirësime ekonomike.
Rënia e ekonomisë italiane ka të njëjtin trend me atë të kohës së Luftës së Dytë Botërore.
KOHA JONË SONDAZH

