Kryeministri: Rinisin javët kulturore ndërkombëtare. Kulmi i aktiviteteve, koncerti i Rita Orës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me nisjen e sezonit të dytë të javëve ndërkombëtare kulturore në shtator.
Rama shkruan se shtetet e para që do të hapin javët kulturore do të jenë Kina, Suedia, Britania dhe Egjipti, ndërsa shton se gjatë atyre ditëve do të mbahet edhe koncerti i shumëpritur i Rita Orës.
Në vijim postimi i plotë i Ramës:
🎼Rinisin Javët Kulturore Ndërkombëtare më 1 shtator 💃🏼
Hapin sezonin e dytë:
Britania🇬🇧Suedia 🇸🇪Egjipti 🇪🇬dhe Kina🇨🇳, ku kulmi i aktiviteteve do të jetë koncerti i shumëpritur i këngëtares së njohur ndërkombëtarisht Rita Ora