Kryeministri: S’do të heqim asnjë taksë të naftës, ç’janë këto propozime absurde!
Kreu i qeverisë, Edi Rama, deklaroi se nuk do të hiqet asnjë taksë për naftën për të sjellë ulje të çmimit të saj. Këto propozime kryeministri i cilësoi absurde duke u shprehur se prioritet është mbajtja e pandryshuar e çmimit të energjisë elektrike.
“Duhet të kemi bindjen që ashtu si ia dolëm në dy përballjet e tjera, do ia dalim edhe me këtë. Kjo është më e keqja në të tjera. Ka edhe propozime absurde për të hequr taksat e naftës.
Po e mbajmë me “dhëmbë” çmimin e energjisë që mos rritet, është çmimi i një malli që sidoqoftë mundësia për të ndërhyrë është aty dhe nuk është si nafta që është komplet operacion i sipërmarrjes private”, u shpreh Rama.