Kryeministri: Sezoni turistik 2022 do të jetë më i miri
Teksa jemi pak para çeljes së sezonit turistik, kryeministri Rama ka garantuar se ky sezon i këtij viti do të jetë më i miri. Ai tha se prej kohësh është punuar për pastërtinë në bregdetin shqiptar dhe prenotimet për këtë vit janë domethënëse.
“Jam besim plotë se ky sezon që do të nisë do të jetë më i mirë nga të gjitha aspektet. Kemi punuar prej 1 viti për pastërtinë, me nje skem të re për të gjithë zonën bregdetare. Ndryshimi do të jetë shumë i dukshëm. Duhet edhe vizitori, shqiptari, të jetë në lartësinë e kësaj nevoje të madhe për të mos u turpëruar në syë e botës. Sezoni do të ketë kalendarin e tij kulturor, risi të tjera që do të lidhen me mundësinë që ofron dixhitalizimi.
Aeroporti Nënë Tereza ka rritjen më të lartë të turistëve ne Europë për shjkak të uljes së ccmimeve. Jemi 23% +. Prenotimet janë shumë domethënëse. Është edhe rritja e investimeve në turizëm“, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

