Kryeministri shkel live Kodin Zgjedhor, bën propagandë për PS

Kryeministri Rama ka votuar me bashkëshorten e tij Linda te qendra e votimit në Surrel. Pas votimit kryeministri foli shkurt, por ai me paramendim ka shkelur Kodin Zgjedhor, pasi kishte në kokë kapelen me numrin 12, e cila ishte pjesë e fushatës elektorale.
Kodi Zgjedhor nuk lejon një ditë para datës se zgjedhjeve si dhe ditën e votimit të kryhet aktivitet elektoral me gojë apo me figura.

Edi Rama duke qenë mjeshtër djallëzor nuk foli, por kishte gjetur një zgjidhje reklamuese për PS, duke vendosur numrin 12.

Kjo natyrisht që është shkelje e hapur e Kodit Zgjedhor, sepse me këtë logjikë rilindase, edhe Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha mund të përdornin sot numrat e tyre të votimit, pra LSI numrin 6 dhe PD numrin 9.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetet të shikohet nëse do të ketë reagim pranë KQZ nga ana e opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lexoni edhe….

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?