Kryeministri, takim me krerët e Bashkive dhe prefektët: Zero lekë pa pastrim!
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar një takim me kryetarët e bashkive dhe prefektët e qyteteve bregdetare për pastrimin e territorit.
Kryeministri Rama tha se nuk do të miratohet asnjë buxhet bashkie nëse nuk do të ketë një fond të caktuar për menaxhimin e mbetjeve.
“Nuk do i miratojmë buxhetin asnjë bashkie në nivelin e prefekturës po qe se nuk do të mbajë fondit. Nëse nuk do të kenë buxhetin, do të punojmë me këshilltarët e bashkive që ta rrëzojnë buxhetin”, tha Rama.