Kryeministri takon gazetaren e BBC: Nder të punosh me Yalda Hakim

Kryeministri Edi Rama këtë të diel është takuar me gazetaren e BBC Yalda Hakim, e cila u bë e njohur për ndihmën që u dha vajzave afgane për ti shpëtuar nga talibanët.

Kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se është një nder të punosh me njerëz të tillë që ndihmojnë për të nxjerrë nga ferri fëmijët, gratë dhe burrat afganë dhe për ti bërë të ndihen si në shtëpinë e tyre në Shqipëri.

“Një nder të punosh krah për krah Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë të mëdhenj për të nxjerrë nga ferri fëmijë, gra dhe burra dhe për t’i bërë ata të ndihen si në shtëpi në Shqipëri. Pasi t’i strehojmë ata duhet t’u ofrojmë atyre një jetë të re. Për ata, për ne, për fëmijët tanë”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?