Kryeministri: “Biznesi të investojë në panele diellore, nuk do kemi energji”. Por qeveria nuk lejon panele në tokat bujqësore se duhet tokë truall!

Edi Rama vazhdon takimet me biznesin për të gjetur shtigje që të kalojë krizën. Kryeministri ka përsëritur qëndrimin e tij se rreziku më i madh nuk është rritja e çmimeve, por mungesa e energjisë elektrike. Ndaj për t’i paraprirë një rreziku të tillë kreu i qeverisë nxit bizneset e mëdha që të investojnë në panele diellore, me qëllim prodhim të energjisë. Më tej Rama shtoi se familjet që duan të vendosin panele diellore në pallate do të mbështeten nga qeveria, e cila po përgatit një plan.

Problemi dhe frika themelore nuk është rritja e kostos, por mundësia e mungesës së energjisë. Të dalësh në treg dhe të mos e gjesh. Ne kemi vendosur të mos rrisim çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël.

E para, bizneset e mëdha duhet të mendojnë për të investuar në vetë prodhim të energjisë pa pretenduar që të bëhen prodhues për sistemin elektroenergjetik. Kjo është diçka që konsiderohet e rrezikshme për sistemin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë ne po përgatisim një plan për të mbështetur familjarët. Nëse familjet në një pallat duan të vendosin panele diellore dhe njëkohësisht për bizneset nëse do të duan të prodhojnë fabrikën e tyre. Problemi bazë i shkëmbimit është mundësia për ta pasur ditën dhe natën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kështu që ky është njëri aspekt. Kjo nuk ka lidhje me luftën dhe krizën. Si çdo biznes i madh prodhues apo përpunues që ka një konsum energjie më të lartë sesa konsumi i zakonshëm për shkak të veprimtarisë së vet që do të investojë për të prodhuar energji me panele diellore do të bëjë investime të arsyeshme dhe nuk do ketë dhimbje koke”, tha Rama në një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës.

Por problemi mbetet se nëse don të vendosesh panele diellore, siç ka ndodhur në dy banesa në Lunder, bashkia nuk jep leje se gjoja është tokë bujqësore!

Pra Kryeministri të lejon, kurse Bashkia nuk pranon se prish tokën bujqësore!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?