Kryeministrin e qëlloi një shkrimtar i njohur

Juraj Tsintula është shkrimtari 71-vjeçar që qëlloi me tre plumba kryeministrin sllovak, Robert Fico. Ai ka bërtitur në drejtim të kreut të qeverisë teksa ky i fundit po bisedonte me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar dhe ka hapur zjarr.

Kryeministri është goditur në bark, gjoks dhe një gjymtyrë. Pas të shtënave, truprojat e tërhoqën kreun e qeverisë drejt makinës, për ta transportuar me pas me helikopter në një spital aty pranë pasi transferimi në kryeqytetin Bratislavë do të zgjaste shumë dhe mund t’i kushtonte jetën Ficos.

71-vjeçari Tsintula është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi. Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij.

Një dëshmitare tregon çastet kur kryeministri u qëllua. Ajo tha se po e priste kryeministrin sllovak jashtë ndërtesës ku u mbajt takimi në Handlova për t’i dhënë dorën.

“I bëra një foto kur ai doli nga ndërtesa”, tha ajo, “por më pas dëgjova të shtënat dhe e pashë të binte në tokë”. Sipas saj, ishin gjithsej tre të shtëna dhe “Fico kishte një shenjë në kokë”.

SHKARKO APP