Kryeministri u shmanget pyetjeve per Gjiken
Kryeministri Edi Rama ishte të dielën në Novoselë të Vlorës ku inspektoi magazinat me ndihma ushqimore për banorët e përmbytur. Ai u pyet nga gazetarët për arrestimin e kryebashkiakut Shpëtim Gjika. Gazetarët kërkuan komentin e kryeministrit mbi këtë arrestim, por Rama nuk ka pranuar të flasë. Ai iu shmang pyetjeve dhe gazetëve për këtë çështje. “Mirënjohje për angazhimin në këtë fazë të dytë të planit të ndihmës për zonat e përmbytura. Regjistrat e përgatitur të respektohen. Me rëndësi që ushqimi për bagëtinë të mos mungojë” – tha Rama.