Kryeministri ultimatum kompanive për pagat: Afat deri më 20 janar për deklarimet e reja, ose hetoheni për evazion

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e funditvitit para gazetarëve, paralajmëroi një reformë të thellë lidhur me deklarimet e pagave, nisur nga skandali me publikimin e të dhënave të shqiptarëve.

 

Rama paralajmëroi kompanitë e bizneset se kanë afat deri më 20 janar për deklarimet e reja, në të kundërt ndaj tyre do të nisë hetim për evazion.

Në këndvështrimin më afat mesëm kjo ngjarje mund të quhet edhe “jo çdo e keqe vjen vetëm për keq”. Natyrisht ekspozimi i të dhënave personale është i papranueshëm por nga ana tjetër, sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e të gjithë shqiptarëve. Duke nisur nga mediat, duke nisur nga pagat tuaja. 

Askush s’do na thotë dot se po sulmojmë mediat, duke kërkuar prej atyre që japin paga fiktive të rregullojnë deklarimet. Tatimet do nisin një letër për tatimpaguesit me deklarime shqetësuese, që rezultojnë në mospërputhje deri në flagrante, që të rregullohen me deklarimet e reja deri në 20 janar, në rast të kundër do ketë hetim për evazion, në këtë aspekt ne kemi përgatitur një plan, para se sa të ndodhte kjo. Ne s’mund të vazhdojmë të presim gradualitet, për njerëzit që punojnë dhe nuk marrin atë që u takon duke shitur pa vullnetin e tyre të ardhmen.

Sepse te pagat minimale të deklaruara që shoqërohen me para cash, goditet e ardhmja e individit, sigurimet për pension janë shumë të ulëta, bllokohet mundësia për të rritur pensionet. Kjo do shoqërohet me një reformë të thellë, për të ndarë në një mënyrë teknike biznesin e vogël. Nga ana tjetër kjo do na ndihmojë të garantojmë punonjësit me pagë reale minimale. Ndodh që u jepen pagat minimale e më pas iu merren pas një pjesë e tyre, kjo është një abuzim prej skllavopronarësh. Kjo qeveri do jetë e tëra në krahun e punonjësve”- u shpreh Rama.

SHKARKO APP