Kryeministri uron Vitin e Ri me një foto familjare
Në natën e ndërrimit të viteve, kryeministri i vendit Edi Rama ka qënë pranë familjes, e të gjithë bashkë kanë pritur ardhjen e 2018-ës.
Rama ka zgjedhur nje foto familjare, të postuar në faqen e tij në rrjetet sociale për të na uruar Vitin e Ri.
Në foto duket kryeministri dhe bashkëshorja e tij Lindja, djali i vogël Zaho por edhe Gregu e Rea ndodhen diku afër qëndrës së kryeqytetit, aty ku kanë mundur të shijojnë edhe spektaklin e fishekzjarrëve të kthyer tashmë në një traditë për Tiranën.
E bashkë me këtë foto, i pari i qeverisë nuk e harron urimin e mëngjesit, për çdo shqiptar në Shqipëri, Kosovë e kudo ndodhet.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë imazh të ardhjes së Vitit të Ri në Tiranë, ju uroj megjithë zemër që drita e mbarësisë të udhëheqë rrugën e të gjithë familjeve tuaja. Qoftë një vit i bukur për Shqipērinë, Kosovën e të gjithë shqiptarët kudo ku janë”- shkruan kryeministri Rama.
KOHA JONË SONDAZH

