Kryeministri: Zgjedhjet e 11 majit kanë rëndësi gjeopolitike, si në vitin 1991

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, ku ka theksuar se “zgjedhjet e 11 majit kanë rëndësi gjeopolitike, si në vitin 1991”.
“Zgjedhjet e 11 majit kanë një komponent ndryshe nga të tjerat. Ato kanë një komponent gjeopolitik që, besoj unë, zgjedhjet e kanë pasur vetëm në fillimet e transformimit demokratik pas rënies së komunizmit në 1991 kur shqiptarët morën një vendim për të vulosur përfundimisht ndarjen me një kohë dhe sistem tjetër duke përqafuar një sistem të ri vlerash”, tha Rama nga Durrësi.