Kryeministri “zgjohet” në Thumanën e rilindur (FOTO)
“MIRËMËNGJES 😊
dhe nga Thumana e rilindur, ku mbi rrënojat e tërmetit krahas shtëpive të rindërtuara, ka hedhur shtat edhe Qendra e Re Komunitare me hapësira për bibliotekën, aktivitetet kulturore e artistike, trajnimet profesionale, shërbimet publike, shëndetësore e postare, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ndërsa ka ndarë edhe pamjet nga lagjja e re e ndërtuar në themelet në Thumanë.