Kryeministria: Rama në Majami për gëzim familjar, jo pushime
Kryeministria ka reaguar sot lidhur me vizitën e Kryeministrit Edi Rama në SHBA. Në një njoftim për mediat, Kryeministria bën me dije në një njoftim, se Rama ka udhëtuar me Lindën në Majemi për të marrë pjesë në një gëzim familjar, dhe jo për pushime.
“Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten do të kalojë tri ditë në SHBA, të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre. Çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekullim”, thuhet në një deklaratë të Kryeministrisë.
KOHA JONË SONDAZH

