Kryeministrja daneze mahnitet nga zyra e Ramës: S’kam parë kurrë kështu! Kreu i qeverisë: Edhe Merkel kështu tha

Këtë të hënë Tiranën e vizitoi kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen. Ajo u prit nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Në bisedën e zhvilluar mes tyre, kryeministrja daneze shfaqi hapur pëlqimin për zyrën e kryeministrin Rama, që është kthyer në një ambient të mbushur me pikturat e tij. Kreu i qeverisë iu përgjigj duke thënë se të njëjtin reagim ka pasur edhe ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel. Frederiksen pyeti Ramën dhe për mënyrën se si pikturon dhe kryeministri ia shpjegoi.

Pjesë nga biseda

Edi Rama: Ka disa krijues, arkitektë danezë që punojnë këtu.

Mette Frederiksen: Në Tiranë?

Edi Rama: Kanë projekte në Tiranë, është Bjarke Angels, po bëjnë Teatrin e ri.

Mette Frederiksen: Ah, nuk e dija këtë…

Edi Rama: Dhe dikush tjetër me disa danezë të tjerë që ishin fansat tuaj. Është një studio Cebra, kanë fituar për ndërtimin e një kulle

Mette Frederiksen: Për apartamente?

Edi Rama: Apartamente e të ndryshme. Kjo është zyra ime, këtu punoj dhe pikturoj. Ndodh gjatë takimeve.

Mette Frederiksen: Pra, aktualisht ke dy zyra.

Edi Rama: Ju lutem.

Mette Frederiksen: Pra, këto janë tuajat.

Edi Rama: Po.

Mette Frederiksen: Arrij t’i dalloj.

Edi Rama: Kjo është për ju, është i punuar me dorë dhe së pari ky është një shall.

Mette Frederiksen: Është shumë i bukur, uau, shumë i bukur.

Edi Rama: Dhe ky është një mozaik shumë i famshëm në Shqipërisë. Këtu keni dhe një shall tjetër dhe çantën. Me këtë çantë mund të bësh pazar të dielave.

Mette Frederiksen: S’kam parë kurrë zyrë të tillë, duhet të jetë e vetmja në botë.

Edi Rama: Merkel tha të njëjtën gjë.

SHKARKO APP