Kryeministrja italiane, Meloni: Qendra e Gjadrit në Shqipëri do funksionojë, edhe nëse do të më duhet mua të kaloj çdo natë atje!

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni thotë se është e vendosur të çojë deri në fund projektin e qendrave të emigrantëve në Shqipëri. Në një fjalim të gjatë të mbajtur këtë të diel me partinë e saj, “Vëllezërit e Italisë” në Atreju, Meloni theksoi se nuk do të ketë asnjë hap pas në lidhje me këtë çështje.

“Qendrat do të funksionojnë, edhe nëse do të më duhet të kaloj çdo natë atje deri në fund të mandatit të qeverisë italiane. Sepse dua të luftoj mafian dhe i kërkoj të gjithë shtetit italian, nga njerëzit e denjë, të më ndihmojë ta luftoj atë. Unë nuk jam armike, jam njeri i ndershëm”, – u shpreh kryeministja italiane.

Ajo shprehet se ka vullnetin ta luftojë mafian, më shumë se kushdo tjetër që përpiqet ta afrojë atë me kriminelët në këtë marrëveshje, që sipas saj është një shkollë.

“Pika qendrore është parandalimi i rreziqeve, protokolli ynë me Shqipërinë është gjëja që i frikëson më shumë trafikantët. Nëse ne e ndalojmë, kjo do të jetë favori më i madh që mund të bëjmë për këta kriminelë,” shtoi Meloni.

SHKARKO APP