Kryeministrja Meloni do të jetë në Tiranë më 5 qershor, mediat italiane: Ndodh pak ditë para zgjedhjeve europiane
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni të mërkurën e 5 qershorit pritet që të jetë në Tiranë. Këtë e konfirmojnë burime qeveritare, raportojnë mediat italiane.
Ende nuk dihet agjenda e takimeve që kryeministrja italiane mund të ketë në Tiranë, por në një intervistë të fundit për RAI3, ajo ka mbështetur dhe vlerësuar homologun e saj shqiptar, Edi Rama.
Opozita në Itali ka krijuar polemika për ndërtimin e dy kampeve për emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër, rezultat i memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar nga Italia dhe Shqipëria, më 6 nëntor të vitit të kaluar.
Vizita e Melonit në Tiranë zhvillohet pak ditë përpara zgjedhjeve për Parlamentin Europian që do të zhvillohen në 8-9 qershor.