Kryeminstri Hoti në Tiranë, pritja nga Rama tek Pallati i Brigadave (VIDEO)
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka nisur këtë të premte vizitën zyrtare në Shqipëri. Në orën 10:00 nisi ceremoniali i mirëseardhjes në Pallatin e Brigadave.
Në orën 11:30, kryeministri Rama dhe Hoti do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërsa në orën 13:00, kryeministri Hoti do të takohet me presidentin Ilir Meta në Presidencë dhe në orën 14:00 me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Në ora 14:45, Hoti do të pritet edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa në orën 15:30 do të takojë edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha. Kjo është vizita e parë zyrtare në Tiranë e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, pas mandatimit të tij në këtë post.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/583801295669937/