Kryeparlamentari takon D’Aleman dhe Frattinin: BE, perspektiva e Shqipërisë

 

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar takime të veçanta me ish Kryeministrin italian z. Massimo D’Alema, President i Fondacionit të Studimeve Progresive Evropiane (FEPS) dhe me ish Ministrin e Jashtëm, Franco Frattini, President i Shoqatës Italiane për Organizatat Ndërkombëtare (SIOI),  në vijim të vizitës së tij zyrtare qe po zhvillon në Itali,

Gjatë këtyre takimeve, z. Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e z. Frattini dhe z. D’Alema në vite në shërbim të forcimit të marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë, dhe për përpjekjet e tyre në interes të qartësimit të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta u shpreh se Shqipëria dhe Italia,  janë dy partnerë strategjikë të natyrshëm dhe se populli shqiptar e vlerëson maksimalisht përkrahjen e gjithanshme italiane si për aspiratat integruese të Shqipërisë ashtu edhe për mirë-integrimin e një komuniteti domethënës shqiptar në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takime u nda bindja se sfidat e fundit të sigurisë që po përjeton Evropa dhe kriza e refugjatëve shton nevojën e mbrojtjes së projektit evropian i cili duhet përforcuar përmes vlerave të solidaritetit dhe bashkëpunimit në interes të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik e social të të gjithë vendeve të kontinentit. Në këtë kuadër, u konfirmua edhe një herë se Bashkimi Evropian nuk duhet t’a ngadalësojë zgjerimin e tij dhe se perspektiva e të gjithë vendeve të Ballkanit është brenda familjes demokratike evropiane, të integruar me të drejta të plota.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?