Kryeparlamentarja Lindita Nikolla: Dita e Sulltan Novruzit dhe festat e tjera fetare nuk i përkasin vetëm një komuniteti, por janë një festival vlerash kombëtare
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, urim me rastin e Ditës së Sulltan Novruzit.
Në urimin e saj me rastin e 22 marsit, Ditës së Sulltan Novruzit, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, shprehet se “Sot bektashinjtë kremtojnë ditën e ringjalljes së shpresës, rilindjes së besimit dhe arritjes së lumturisë.
Bektashizmi dhe bektashinjtë janë një mozaik vlerash shpirtërore, kulturore, njerëzore e komunitare; janë burim solidariteti, tolerance e paqeje.
Dita e Sulltan Novruzit dhe festat e tjera fetare nuk i përkasin vetëm një komuniteti, por janë një festival vlerash, gëzimi e humanizmi, që shkojnë përtej besimit dhe kremtohen nga shumica e qytetarëve.
Gëzuar të gjithëve
KOHA JONË SONDAZH

