Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i përgjigjet grupit të PD-së për çështjen ”Bllako”
Kërkesa e Partisë Demokratike për mbledhjen e anuluar të Këshillit të Mandateve për Alqi Bllakon, sipas Kuvendit tashmë ajo çështje nuk ekziston më, pasi Bllako e dorëzoi vetë mandatin e deputetit. Për rrjedhojë, kërkesa e SPAK-ut nuk është më objekt i shqyrtimit nga Kuvendi.
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj e cilësoi si anti-kushtuetues dhe të padëgjuar më herët vendimin e kryetares së Kuvendit, për të anuluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, pas dorëheqjes së Bllakos. Nga Kuvendi, Alibeaj tha se vendimi nëse do i hiqet mandati Bllakos, duhet të merret nga ky Këshill.
”Nuk ishte e habitshme fakti që do anulohej mbledhja e Këshillit, duke iu bërë pengesë drejtësisë, se gelët pa përgjigje kërkesa e SPAK, është e drejta e tij që të japë dorëheqjen, por kjo nuk ndikon në detyrimin që kanë deputetët për t’u shprehur për kërkesën e SPAK”.