Kryeparlamentarja Lindita Nikolla: Nderim e lavdi Ismail Qemalit dhe Patriotëve të Pavarësisë

E pranishme në ceremoninë zyrtare në Vlorë për Ditën e Pavarësisë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, dha një mesazh urimi për shqiptarët.

“Sot është 28 Nëntor, përvjetori i 109 i ngritjes së Flamurit dhe shpalljes së Pavarësisë!

Me emocione e respekt të thellë, mora pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit dhe vendosa një kurorë në Monumentin e Pavarësisë, në Sheshin e Flamurit në Vlorë.

Nderim e lavdi Ismail Qemalit dhe Patriotëve të Pavarësisë! Motra e vëllezër shqiptarë, kudo ku ndodheni, në Shqipëri, Kosovë e Diasporë: Gezuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë”.

SHKARKO APP