Kryeparlamentarja Lindita Nikolla: Rinia është faktor ndryshimi, qytetërimi dhe demokratizimi

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla gjatë fjalës që mbajti në Konferencën parlamentare ndërkombëtare ”Legjislacioni dhe politikat për rininë evropiane”, tha se rinia është faktor ndryshimi, qytetërimi dhe demokratizimi. ”Shkollimi, edukimi, aftësimi dhe përfshirja e rinisë në zhvillimet shoqërore, sidomos në atoteknologjike është një rrugë efikase që do të nandihmojë të gjithëve për të përballuar sfidat e zhvillimeve teknologjike dhe përdorimin e tyre prej armiqve të paqes, zhvillimit e mirëqenies. Një rini e ditur dhe e mirëaftësuar, është njësfidë ndaj terroristëve, sidomos ndaj terrorizmitkibernetik”,-tha Nikolla.

Fjala e plotë në Konferencën parlamentare ndërkombëtare “Legjislacioni dhe politikat për rininë evropiane”

Fokusimi te sinergjia midis politikave dhe legjislacionit synon që trajtimi i problematikave rinore tëmos jetë vetëm një çështje parimesh e vizioni. Kjo duhet të jetë një çështje praktike, e cila jetërsohet nëpërmjet një legjislacioni favorizues, agjencish e institucionesh dinamike dhe krijimi i korsive preferenciale për përfshirjen e rinisë nëtregje, institucione, procese dhe vendim-marrje thelbësore për shoqërinë si edhe për vetë rininë.

Shqipëria ka krijuar një përvojë të pasur, madje mund të pohoj një model, për gjithëpërfshirjen në shoqëri të moshave të reja si edhe të grave e vajzave. 24 përqind e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisëjanë nën moshën 40 vjeç. Ndërkohë që mjaft prej drejtuesve të agjencive dhe institucioneve qendrorë të vendit janë gjithashtu në këtë hark moshor.

36 përqind e deputetëve të Kuvendit, 75 përqinde anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe 43 përqinde këshilltarëve bashkiakë janë gra e vajza. Shoqëria dhe institucionet shqiptare ofrojnë dy modele inspiruese për shmangien e gerondokracisë dhe androkracisë, dy prej barrierave tradicionale që kanë privuar apo sfiduar pjesaëmarrjen shoqërore të dy grupeve më dinamikë të shoqërisë, rinisë dhe grave.

Suksesi nuk qëndron vetëm te shifrat, por edhete cilësia e vajzave, djemve dhe grave tëShqipërisë, të cilat i shërbejnë vendit me potenciale dijesh, profesionesh, kompetencash, përvojash dhe veprimtarie e karriere, të cilatpërbëjnë një referencë dhe pasuri jo vetëm përinstitucionet politike, por për të gjithë shoqërinë.

Përfshirja e lartë rinore është një instrument që ikontribuon demokracisë, kohezionit social dhepaqes. Kjo përfshirje është një tjetër sukses ipërpjekjeve tona të përbashkëta për rritjen e përfshirjes së rinisë, jo si një qëllim në vetvete, por si një faktor qytetërues e demokratizues ishoqërisë.

Shkollimi, edukimi, aftësimi dhe përfshirja e rinisë në zhvillimet shoqërore, sidomos në atoteknologjike është një rrugë efikase që do të nandihmojë të gjithëve për të përballuar sfidat e zhvillimeve teknologjike dhe përdorimin e tyre prej armiqve të paqes, zhvillimit e mirëqenies. Një rini e ditur dhe e mirëaftësuar, është njësfidë ndaj terroristëve, sidomos ndaj terrorizmitkibernetik.

Shqipëria do të vazhdojë tu kundërqëndrojëterroristëve dhe nxitësve të tyre, madje edheformave më të fundit të sulmeve kibernetike, jovetëm me masa mbrojtëse teknologjike, poredhe me dijet, aftësitë dhe shprehitë e vajzavedhe djemve të saj, që kontribuojnë përzhvillimin, mirëqenien dhe paqen.

SHKARKO APP