Kryeparlamentarja Lindita Nikolla shkon për ngushëllime në familjen e Lulzim Bashës

Ndër të parët që shkuan për ngushëllime në familjen e kryedemokratit Lulzim Basha për ndarjen nga jeteta të të atit, ishte Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ajo që ra në sy të pjesëmarrësve në këtë ceremoni, ishte qëndrimi i gjatë, përtej një ngushëllimi formal, dhe biseda e ngrohtë midis Kryetares së Kuvendit Nikolla dhe Kryetarit të PD, Basha.

Ngushëllimet për humbjen e babait të Kryedemokratit Basha janë normale. Por rrethanat dhe afërsia midis Nikollës dhe Bashës, mund të lexohet si një shenjë tjetër e klimës pozitive që Nikolla ka vendosur në Kuvend. Dhe që me sa duket, po jep rezultate.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?