Kryeparlamentarja Lindita Nikolla tregon prioritetet e Kuvendit për vitin 2022
Në seancën e hapjes së sesionit të ri parlamentar, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se prioritet mbetet mbledhja e parë e Konferencës Ndërqeveritare, që do të jetë një hap për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Për të zgjatja e afateve të Vetting-ut, plotësimi i vakancave dhe bashkëpunimi me grupe interesi e aktorë të jashtëm, do të jenë prioritete për të ardhmen.
”Ky sesion do të jetë sesioni i mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare. Këtë e do vetë BE-ja dhe vendet anëtare dhe pak më parë ju përmenda deklaratën që presidenti i ndjerë Sassoli më konfirmoi që Shqipëria ka përmbushur objektivat dhe se ai do të ishte avokati për Shqipërinë. Kuvendi do të vijojë të zbatojë planin e veprimit, që përbëhet nga 26 masa. Kuvendi do të udhëheqë procesin e integrimit të BE. Ushtrimi sistematik i funskionit të ligjeve dhe politikave, mbeten një nga prioritetet e përcaktuara nga Kuvendi.
Reforma në Drejtësi do të jetë prioritet edhe gjatë këtij sesioni. Zgjatja e mandateve të Vetting-ut, do të jetë një tjetër prioritet. Kuvendi do të përmbushë detyrimet për plotësimin e vakancave që sistemi të funskionojë dhe të plotësohen pritshmëritë e qytetarëve. Komisioni i Posaçëm, do të ngrihet që në fillim të këtij sesioni. Reforma do të realizohet për hartimin e Kuadrit ligjor zgjedhor. Veprimtaria ligjvënës do të përqendrohet në të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Gjatë këtij sesioni do të adresojmë disa çështje të mprehta.
Deputetët u angazhuan në shumë veprimtari, shumicat pjesë e OKB. Komisionet e përhershme parlamentare do të shfrytëzojnë më mirë koordinimin e punës me aktorë të shoqërisë civile, akademikë e universitete dhe ti paraprijnë zhvillimit të vendit. Kuvendi do të mbështesë nismat e mbështetura në Kushtetutë duke respektuar të drejtën e pakicsës.
Edhe gjatë këtij sesioni bashkëpunimi me Kuvendin e Kosovës do të zgjerohet. Përdorimi i teknologjisë duhet t’i shërbejë rritjes së transparencës, aksesit dhe qytetarëve. Duke ju uruar suksese dëshiroj të keni shëndet ju dhe familjet tuaja dhe sukses të zhvilluar në Republikën e Shqipërisë”, tha Nikolla.