Kryeparlamentarja Nikolla: Krenarë që Shqipëria është në anën e duhur të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave evropiane

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot nëpërmjet një mesazhi përshëndetës 9 Majin, Ditën e Evropës.

“9 Maji, Dita e Evropës, është dita më e shënuar në kalendarin evropian dhe ndër ditët më inspiruese të kalendarit botëror.

Është dita prej nga mori jetë ëndrra e bukur e Bashkimit Evropian, një ndër projektet më frymëzuese të qytetërimit bashkëkohor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është Dita e unitetit dhe e paqes, kundër ndarjeve dhe luftrave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkimi kundrejt ndarjes, paqja kundrejt luftës, solidariteti kundrejt etnocentrizmit, besimi kundrejt dëshpërimit, qytetërimi kundrejt barbarisë, modernizimi përballë arkaizmit, këto janë mesazhet që evropianët lexojnë nga ditëlindja e ëndrrës evropaiste.

Mesazhet e Ditës së Evropës janë kuptimplota sot, kur lufta nuk është më një kujtim i largët, kur retë e saj janë shfaqur në horizont dhe jeta e rreth 750 milionë banorëve të kontinentit është e rrezikuar.

Vlerat evropiane dhe evroatlantike janë udhëharta e përpjekjeve të njerëzimit për zhvillim, mirëqënie, kohezion, unitet, siguri e paqe.

Janë mburoja më e mirë prej rrezikut të sirenave të nacionalizmit, populizmit dhe sovranizmit të gënjeshtërt.

Ne jemi krenarë që Shqipëria është në anën e duhur të përpjekjeve për mbrojtjen e vlerave evropiane, qytetëruese, demokratike e perëndimore”, shkruan Nikolla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?