Kryeparlamentarja Nikolla: Mbretëresha Elisabeta II, simbol i stabilitetit në botë për 7 dekada

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elisabeta II. Në mesazhin e saj, Nikolla e cilëson Mbretëreshën që u shua në moshën 96-vjepare, si simbol të stabilitetit në botë dhe që e ndihmoi vendin e saj në ndryshimet e mëdha përgjatë shtatë dekadave.

“Ndarja nga jeta e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elisabeta II, është një lajm i trishtuar jo vetëm për popullin e Mbretërisë së Bashkuar, por për gjithë njerëzimin. Një jetë e tërë në shërbim të kombit, të shtetit dhe qytetarëve!

Mbretëresha Elisabeta II, përbashkuesja e kombit, e pranuar gjerësisht si simbol i stabilitetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe botës, e ndihmoi vendin e saj në ndryshimet e mëdha përgjatë shtatë dekadave, për forcimin e identitetit kombëtar, rritjen e ndikimit gjeopolitik dhe të pozitës ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pushofshi në paqe, Madhëria Juaj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?