Kryeparlamentarja Nikolla uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin: Pas një muaji sakrificash, një festë humanizmi

“Pas një muaji sakrificash, solidariteti, vetëreflektimi e gëzimesh, besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit.
Bajrami i Madh, si një festival humanizmi, na rikujton se sa pasuri e pamasë është dhimbsuria e Zotit, liria e besimit, dashuria për familjen e për njerëzit, shërbimi për të dobtit.
Diversiteti i besimeve dhe patriotizmi i komuniteteve fetare është një pasuri e çmuar për Shqipërinë.
Gëzuar Fiter Bajramin, vëllezër muslimanë!”, shprehet Nikolla në mesazhin e saj.

SHKARKO APP