Kryeparlamentarja Nikolla uron shqiptarët: Ditët dhe vitet më të bukura i kemi përpara

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka uruar shqiptarët me rastin e Vitit të Ri 2023.

“Sonte, në natën e ndërrimit të viteve, uroj familjet shqiptare, këtu në Shqipëri e Diasporë, një Vit të Ri të gëzuar! Sfidat e 2023 janë të mëdha, por të bashkuar, me dashuri e përkushtim për vendin tonë, do t’i përballojmë ato! Ditët dhe vitet më të bukura i kemi përpara! Shëndet e gëzime në të gjitha vatrat familjare”.

SHKARKO APP