Kryeparlamentarja Nikolla viziton Panairin e 26-të të Librit në Tiranë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vizitoi Panairin e 26-të të Librit në Tiranë.

Panairi i librit përgjatë 5 ditëve ka mbledhur bashkë shtëpitë botuese nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, shkrimtarë, poetë, përkthyes dhe lexues, të cilët njihen me botimet e reja, diskutojnë mbi problematikat e letërsisë bashkëkohore, përkthimit në gjuhën shqipe dhe shumë aktivitetet të tjera me të autorë dhe studiues.

Gjatë ditëve të panairit kanë qenë të pranishëm shkrimtarë nga Shqipëria, Kosova, por edhe të huaj.

Festa e librit tashmë është kthyer në traditë ku dashamirësit e librit frekuentojnë ambientet e Pallatit të Kongreseve. Për të gjithë lexuesit e rregullt, ky panair është një nga eventet më të rëndësishëm dhe një nga ngjarjet më të mëdha për gamën e madhe të shtëpive botuese dhe për numrin e madh të titujve.

SHKARKO APP