Kryeparlamentarja Spiropali në Vorë: Ndihmë falas për qytetarët në përdorimin e mbi 1200 shërbimeve online

Qytetarëve në gjithë vendin po u ofrohet asistencë e përditshme pranë bashkive në përdorimin e aplikimeve të ndryshme elektronike të Platformës Qeveritare të Ndërveprimit e-Albania, që lidh institucionet, shmang radhët fizike dhe kursen kohë në marrjen e dokumenteve.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ishte sot në bashkinë e Vorës, ku vizitoi nga afër sportelet e vendosura në dispozicion të qytetarëve. “Çdo ditë, 10–15 qytetarë drejtohen pranë bashkisë Vorë për ndihmë në përdorimin e mbi 1200 shërbimeve të ndryshme online. Fluksi rritet të hënave dhe të enjteve, gjatë ditëve të tregut, kur në qytet vijnë edhe banorë nga zonat përreth”, u shpreh Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit informoi se mbështetja ofrohet falas, në tri zyra të posaçme, nga punonjës të trajnuar me profesionalizëm dhe përkushtim, për ta sjellë administratën më pranë qytetarit. 95% e shërbimeve publike të institucioneve qendrore janë tashmë të aksesueshme me një klikim të vetëm duke ofruar shërbime për mbi 3,3 milionë qytetarë dhe biznese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?