Kryeparlamentarja Spiropali pret ambasadorin Durmishi: Shqipëria, zë i fortë për Kosovën në arenën ndërkombëtare

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka pritur këtë të premte në ambientet e Kuvendit ambasadorin e Kosovës, Skënder Durmishi. Në këtë takim u diskutua për Kosovën si një prioritet kombëtar për Shqipërinë, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë dhe të vazhdueshëm mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. Gjithashtu në takim u theksua roli i Shqipërisë si një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave të Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe rëndësia e kontributit të përbashkët të të dy kuvendeve në proceset integruese euroatlantike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?